Monday, September 30, 2013

Çfarë karakteri do të ketë (një ditë) fëmija juaj

Shkenctarët nga Universiteti në Filadelfia kanë dëshmuar se karakteri i fëmijës formohet pas gjashtë uajve të parë të jetës, por nuk është i pandryshueshëm, sepse në të ndikojnë shumë faktorë.
Para së gjithash, më rëndësi është mjedisi ku jeton fëmija. Në qoftë se ai është i pafavorshëm për zhvillimin e psikikës së fëmijës, me kalimin e kohës edhe fëmija më trim mund të bëhet i tërhequr dhe i frikësuar. Por po ashtu mjedisi i favorshëm edhe fëmijën më të turpshëm do ta bëjë supermen. Prandaj, kushtojini vëmendje sjelljes së fëmijës tuaj që nga koha kur është shumë i vogël. Mos prisni të kalojë koha dhe vetëm atëherë të filloni t'i përmirësoni forma të caktuarat të sjelljes. Sigurisht që duhet theksuar se çfarëdo që të bëni, bëjeni ngadalë, lehtë dhe gradualisht. Përndryshe, fëmijët e tërhequr do të bëhen edhe më të tërhequr, ndërsa ata problematikë edhe më problematikë.
Foshnja "varëse" 
Çfarë është tani: Sapo ta shtrini në shtrat ose në pjesën e rrethuar për lojë, menjëherë ngrihet dhe i zgjat duart për ta marrë? Vazhdimisht rri ulur në prehrin tuaj dhe mbahet për veshjet tuaja? Mund të bjerë në gjumë vetëm nëse ju uleni pranë shtratit dhe e mbani për dore? Sapo të paraqitet një person i huaj, fëmija vrapon kah ju dhe aty kërkon një strehë të sigurt? Nëse të gjitha këto situata ju tingëllojnë të njohura, atëherë ju jeni një nënë e fëmijës që ju rri varur si "varëse".
Çfarë do të jetë? Është gabim të mendohet se këto foshnja janë të përkëdhelurat e nënave dhe se kurrë nuk do të ndahen nga gjiri i nënës. Ato vetëm janë shumë të kujdesshme dhe nuk i pëlqejnë ndryshimet. Kur të rriten kjo mund të jetë e dobishme, por mund edhe të çojë në ekstremin tjetër! Mësojeni fëmijën që nga mosha e hershme të jetë i pavarur, por mos bëni hapa radikalë. Për fillim lëreni me gjyshen, gjyshin, apo dikë tjetër i cili është i dashur për të, ta zëmë për gjysmë ore, pastaj gradualisht zgjateni kohën e të qenit larg saj. Në fillim, do të ankohet e do të qajë, por me kohë do të përshtatet.
Foshnja që nuk lëvizë Çfarë është tani: Shumica e nënave mund të jenë të lumtura nëse kanë një foshnjë e cila vepron sipas principit "ku më len, aty do më gjesh". Ajo është e qetë, rrallë qan, është e lumtur dhe e kënaqur kudo që ta lini. E pranon mirë lugën, nuk ankohet kur duhet të flejë, e nëse i ndodh të qajë mjafton ta ngushëlloni pak dhe do të ndalet. Foshnja e tillë që nga fëmijëria e hershme shfaq qetësi dhe nuk lëshohet në sprova të rrezikshme.
Çfarë do të bëhet: Ka shumë gjasa që do të mbetet e tillë edhe kur të rritet, mirëpo duhet pasur kujdes që të mos formohet si një personalitet që nuk është i gatshëm ta pranojë anën e vështirë të jetës. Prandaj, trimërojeni që nga vegjëlia, këndojini këngë të marra, inkurajojeni të përpiqet të bëjë diçka që frikësohet, blini lodra të cilat kërkojnë aktivitet fizik dhe përpiquni për aq sa keni mundësi që aktivisht të merrni pjesë në të gjitha lojërat. Në këtë' mënyrë drejtpërdrejt do të ndikoni në angazhimin e fëmijës, përkatësisht ta parandaloni qëndrimin e tij anash.
Foshnja "hulumtuese" Çfarë është tani: E kundërta e përshkrimit të mësipërm, foshnja hulumtuese kurrë nuk qetësohet. Ajo është në lëvizje nga mëngjesi deri në mbrëmje, fle shumë pak, vetëm sa "për të mbushur bateritë", e pastaj "përsëri prej fillimit"! Kur mërzitet, të gjithëve zëshëm ua bën me dije, sepse foshnja e tillë duhet gjithmonë të ketë sfida para vetes. Është në gjendje që një mijë herë ta gjuajë lodrën vetëm që ta vërtetojë se a do të bjerë secilën herë dhe, secilën herë kërkon nga ju t'ia jepni të njëjtën lodër. Sa i përket zhvillimit fizik, foshnja e tillë është e para në të gjitha: fillon të rrijë ulur pas gjashtë muajsh, rri me kokë poshtë pas muajit të shtatë-tetë, ndërsa ec në muajin e njëmbëdhjetë. Hunda e saj duhet të futet në secilën "vrimë", nuk e pranon përgjigjen "jo". dhe gjithmonë e di saktë se çka dëshiron. Fëmijën e tillë vërtet që është vështirë ta "nënshtroni, por nuk është e pamundur.
Çfarë do të bëhet: Mjafton që, qysh nga mosha e hershme ta mësoni çka duhet, e çka nuk duhet, çka guxon dhe çka nuk guxon të bëjë, sepse, në të kundërtën, kur të rritet mund të ketë problem t'i respektojë rregullat shoqërore.Foshnja "tërheqëse" Çfarë është tani: Kjo foshnjë vazhdimisht qesh, luan dhe ua zgjat duart të gjithëve që duan ta marrin në dorë. Dëshiron të jetë në qendër të vëmendjes dhe kërkon të marrë pjesë në çdo aktivitet. Foshnja tërheqëse lehtë i përshtatet çdo ambienti, e do shoqërinë dhe me entuziazëm luan me fëmijët e tjerë. Nuk është koprrac, me dëshirë i ndan lodrat dhe nuk e duron vetminë. Mos e lini vetëm dhe mos prisni se do të luajë me lodra edhe nëse me to ia mbushni shtratin deri në majë. Të gjitha do t'i shtyjë dhe do të kërkojë vëmendjen e njerëzve.
Çfarë do të bëhet: Lexojini përralla, tregoni fotografi, shikoni bashkë filma të animuar dhe lëshoni muzikë. Vetëm në këtë mënyrë foshnja juaj do të jetë e lumtur, e kur të rritet ju do të keni dikë i cili gjithmonë do t'ju bëjë të qeshni.
Foshnja "bombë me sahat" Çfarë është tani: Kjo është definitivisht foshnja e cila që në bark e ky ditur se çfarë do e çfarë nuk do. Tingëllon si shaka, mirëpo në këtë ka shumëçka të vërtetë. Kur nuk do të flejë, ajo nuk do të flejë. Nëse nuk dëshiron ta merrni, do të bërtasë e të qajë derisa ta lëshoni. Nëse nuk është e uritur, nuk do të hajë edhe nëse i ofroni edhe ushqimin më të preferuar. Ju duken të njohura të gjithat këto, apo jo?
Çfarë do të bëhet: Lajm i mirë është se këto foshnja ndryshojnë krejtësisht pasi të fillojnë të kontaktojnë me fëmijët e tjerë. Atëherë atyre u zvogëlohet impulsi personal, ndërsa u rritet ai shoqëror, kështu që bëhen shumë të matura në kërkesat e tyre dhe shumë të përshtatshme për "formësim". Te këto foshnja me rëndësi është që prindërit të mbajnë qëndrim të qartë dhe vendimtar që nga fillimi, sepse nëse e ndien mund të manipulojnë do ta bëjnë këtë edhe pasi të rriten. /Telegrafi/
 

Si ta joshim beben të marrë ilaçin

Shumica e bebeve më me lehtësi do të merrnin ilaçin në gjendje të lëngët, mirëpo nëse bebja juaj nuk do ta merrte edhe në gjendje të lëngët, ose do ta kthente menjëherë, përdorni një mashtrim të vockël.
Dhënia me sukses e ilaçit fëmijës nganjëherë kërkon mjaft kreativitet. Po i japim disa këshilla të dobishme.
Përgatitni pastë magjike
Nëse bebja juaj nuk e merr ilaçin edhe në gjendje të lëngët, është mirë ta pyesni pediatrin tuaj në mos ekziston ilaç i njëjtë në formë tabletash. Nëse mund të gjeni ilaçin në formë tabletash, atëherë shtypeni dhe shtoni disa pika uji në mënyrë që të bëni një pastë të trashë. Me maje të gishtit vini një sasi të vogël të pastës në brendi të gojës së bebes, bebja do ta përpijë pa rezistuar.
Kjo mënyrë me siguri do të ketë sukses
Arma e fshehtë për dhënien e ilaçit “pështyrësve” të papërmirësueshëm është i ashtuquajturi “xhep i vockël” në gojë. Para se t’ia filloni kësaj procedure, ilaçin duhet ta mbani afër. Vendoseni kokën e bebes në anën e brendshme të krahut të dorës suaj. Me pëllëmbën e së njëjtës dorë mbulojeni gojën e bebes dhe me gishtin tregues apo me të mesmin tërhiqeni lehtësisht këndin e gojës. Në atë mënyrë do të krijoni “xhepin e vockël” në gojë. Me dorën tjetër pikojeni ilaçin në “xhep” pak nga pak. Me këtë veprim gojën e fëmijës mund ta mbani të hapur, ndërkaq koka nuk do t’i lëvizë.
Maskojeni ilaçin
Nëse fëmija është i rritur, tabletën e shtypur mund ta fshihni në një sandviç, të cilin do t’ia bëni gati. P.sh. mund t’ia përzieni në pekmez apo qumësht. Pasta prej tablete dhe uji mund të fshihet edhe në gjalpë.
Para se të aplikoni këtë metodë, pyeteni mjekun se ilaçi që e keni blerë a bën të merret bashkë me ushqimin. Veç kësaj, shumë ilaçe merren edhe pas ushqimi, dhe nëse edhe kjo është rregull edhe për ilaçin që e keni blerë, më mirë është të përdorni ndonjërën nga metodat e tjera.
Kullishtja apo luga
Luga është më e lehtë të shfrytëzohet. Për të qenë të sigurt se fëmija e ka marrë tërë ilaçin, derisa t’ia hiqni lugën, fërkojeni butësisht për pjesën e epërme të gojës së fëmijës.
Me kullishte bari jepet lehtë. Vëreni në mes të anës së brendshme të gojës dhe të mishit të dhëmbëve, pastaj hidhni disa pika dhe prisni që fëmija të përpijë ilaçin.
Kujdes me gjuhën e bebes
Gjatë dhënies së ilaçit kujdesuni për pjesët e ndjeshme të gojës së bebes. Pjesa më e madhe e receptorit të shijes gjendet në anën e parë dhe në mesin e gjuhës. Ngacmimi i qiellzës dhe i pjesës së prapme të gjuhës mund të shkaktojë vjellje. Rajoni më i mirë për dhënie të ilaçit është midis anës së brendshme të gojës dhe të mishit të dhëmbëve, në drejtim të pjesës së fundit të gavrës së gojës.
Injeksioni në vend të tabletës 
Nëse beben e ka lodhur shumë sëmundja, saqë nuk është në gjendje ta përpijë antibiotikun, apo vjell shumë, është shenjë se gjendja e saj është përkeqësuar, andaj duhet patjetër ta çoni te mjeku. Shpeshherë një injeksion antibiotiku mund të përmirësojë gjendjen dhe që pastaj mund të vazhdohet terapia orale.
Kini kujdes me dozat
Shumica e ilaçeve absorbohet për rreth 30 deri 45 minuta. Në qoftë se bebja ka arritur ta mbajë ilaçin për aq kohë, nuk duhet plotësuar dozën. Mirëpo, nëse vjell menjëherë, dozën duhet përsëritur, përpos në rastet kur bëhet fjalë për dozat tejet precize, të theksuara në udhëzim të mjekut.
Nëse nuk arrini që fëmijës t’ia jepni ilaçin për ulje të temperaturës, pyeteni mjekun në mos ekziston ndonjë mënyrë tjetër që terapia të aplikohet me sukses. Në disa raste ndihmojnë supozitorët, të cilët pengojnë vjelljen dhe i jepen fëmijës 20 deri në 30 minuta para dhënies orale të ilaçit. /Telegrafi

   Rregullat e ushqyerjes gjatë ndërrimit të stinëve

Bashkë me uljen e temperaturave dhe ftohjen e kohës rritet më shumë rreziku i prekjes nga ftohjet, gripi apo virozat stinore. Ushqyerja e shëndetshme është kushti themelor për forcimin e sistemit imun, minimizimin e shpeshtësisë së sëmurjes dhe kalimit më të lehtë të tyre.
Gjatë ndërrimit të stinëve kemi më shumë nevojë për vitamina, minerale dhe përbërës të rëndësishëm siç janë antioksiduesit. Në këtë periudhë mineralet dhe vitaminat duhet t’i marrim nga zarzavatet dhe frutat natyrale.
Probiotikë për sistemin imun
Produktet probiotike luajnë një rol të rëndësishëm në forcimin e sistemit imun. Këto mund t’i gjeni te qumështi dhe kosi.
Shfrytëzoni edhe diellin
Tani pakësohet koha e marrjes së rrezeve të diellit. Për këtë arsye duhet të tregojmë kujdes ndaj burimeve të vitaminës D dhe kalciumit, dhe të marrim të paktën 15-20 minuta rreze dielli në ditë.
Vitaminë B kundër depresionit
Prirja për depresion shtohet me fillimin e vjeshtës. Për këtë arsye këshillohet ushqyerja me ushqime të pasura me vitaminë B. Buka me grurë, grupi i bishtajoreve të thata, zarzavatet me gjethe jeshile, mishi dhe produktet e qumështit përmbajnë vitaminë B. Konsumimi i bollshëm i frutave, zarzavateve dhe peshkut, pirja e ujit është shumë e dobishme për të mundësuar kontrollimin e sheqerit në gjak.
Shpejtojeni trupin me sport
Në këtë stinë bie dhe shpejtësia e trupit, shkruan Start. Por ne mund ta rrisim shpejtësinë duke u marrë me sport. Veçanërisht ecjet me një ritëm të lehtë janë shumë të dobishme. Mos nënvlerësoni të ecni 3-4 ditë në javë.
Burimet e antioksiduesve
Vitamina A: mëlçia, zarzavatet me gjethe jeshile, karota, kajsia, veza.
Vitamina C: majdanozi, specat jeshilë të hollë, lulelakra, luleshtrydhja, limoni, portokalli, qitro.
Vitamina E: yndyrat bimore.
Seleni: produktet e detit, veshka dhe mishrat e tjerë.
Zinku: mishi, mëlçia, bullguri, peshku, qumështi, veza, arra, molla, bishtajoret e thata.
Magnezi: bajamja, arra, lajthia, banania, zarzavatet me gjethe të gjelbra. /Telegrafi/
 

               Më shtrëngo butësisht

Me refleksologji është e mundshme të eliminohen stresi, presioni dhe dhembja...
Kjo teknikë përdor manipulimin e pikave të presionit trupor, zakonisht këmbët, por edhe duart e veshët, për t‘u dhënë impulse pjesëve të tjera të trupit. Sipas refleksologëve, në trup ka mbetje kripërash dhe kristalesh të tjera, apo edhe acidesh të cilat përqendrohen rreth fundit të nervave në këmbë, ndaj ato ndihen shpesh të rënduara.
Ndonjëherë vështirësitë tuaja janë të zgjidhshme me prekje të rëndomtë por të qëlluara. Në qoftë se vuani nga pagjumësia apo nga menstruacionet e dhembshme, mbase refleksologjia do të jetë mikja juaj e re!
Flini gjumë mirë
Për të bërë gjumë sa më të mirë, bëjini masazh të dy gishtërinjve të mëdhenj të këmbëve para se të shtriheni në krevat. Pika e cila gjendet menjëherë nën majën e gishtave paraqet gjëndrën e cila rregullon hormonin e gjumit të quajtur melatoninë. Me masazhin e pjesës tjetër të gishtit të madh, trupi do të lirohet nga endorfina, gjë që do të ndiheni të relaksuar
.Zbutni simptomat 
Në qoftë se gjatë menstruacioneve keni ngërçe të theksuara, shtrëngoni lehtë zonën rreth kërdhokullave. Me dorën tjetër shtrëngoni mesin e gishtit të madh të së njëjtës këmbë. Ky tretman do t’i qetësojë vezoret dhe mitrën, por gjithashtu edhe hipotalamusin e gjëndrës e cila rregullon nivelin e hormoneve.
Zgjidhni problemin me sinuset
Në qoftë se keni probleme me sinuset apo shpesh vuani nga dhembja e kokës, me gishtërinj ngadalë dhe fuqishëm bëjuni një presion gishtërinjve të të dyja këmbëve. Me këtë metodë do t’i pastroni rrugët e hundës, por edhe do të liroheni nga dhembja e kokës, e cila mund paraqitet te këto pengesa.
Lëvizni...
Nivelin e energjisë mund ta arrini me masazhin e pjesës së poshtme të shputës, pak para kyçit. Kjo pjesë e këmbës paraqet gjëndrën e adrenalinës, e cila trupit i jep sasinë e forcës. Refleksologjia është shkathtësi e lashtë e shërimit, e cila bazohet në parimin e zonave refleksive në shputa, në shuplaka dhe në veshë, të cilat u përgjigjen të gjitha pjesëve të trupit, organeve dhe gjëndrave. /Telegrafi/